Kryeministri Haradinaj takon delegatët e Kuvendit te 2 Korrikut 1990 Foto: ZKM

Haradinaj premton kujdes institucional për delegatët e 2 Korrikut

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur disa prej delegatëve të Kuvendit të 2 Korrikut të vitit 1990.

Për Haradinajt, këta delegatë janë e vërteta e udhëtimit të Kosovës drejt pavarësisë.

“Me Deklaratën Kushtetuese të vitit 1990, morën drejtim përpjekjet tona për liri dhe pavarësi. Pata nderin t’i pres në takim disa nga delegatët e asaj periudhe, të cilët vunë themelet juridike të Republikës sonë”, shkroi Haradinaj pas takimit me delegatët.

Kryeministri premtoi se kujdesi institucional nuk do të mungojë për ta.

“Ky akt historik i bën ata pjesë të kujtesës shtetërore dhe kujdesi institucional për ta nuk do të mungojë”, shkroi tutje ai.