Foto: Kallxo.com

Haradinaj: Politikisht kam mundur ta shkarkoj Shpend Maxhunin për ‘gylenistët’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për hetimin e deportimit të 6 shtetasve turq në mars të këtij viti, se ka mundur ta shkarkojë ish-drejtorin e Policisë, Shpend Maxhuni për ketë rast por tha se nuk e ka parë atë si përgjegjës për këtë aferë.

“Politikisht kam mundur ta shkarkoj Shpend Maxhunin, si veprim politik në diskrecion. Megjithatë unë jam ndalë te dy personat që janë hierarki”, tha Haradinaj duke iu referuar shkarkimeve të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe ish-shefit të AKI,së, Driton Gashi.

“Procedura ka qenë e nxituar, ka qenë një nxitim i madh, i habitshëm. Ka mundur të shkojë si proces i rregullt. Aspekti human, i cili te populli ynë është i çmueshëm, ka munguar”, tha Haradinaj.