Haradinaj përkujton vëllain e tij, Enver Haradinajn

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në përvjetorin e vrasjes së vëllait të tij, Enver Haradinaj ka shkruar një dedikim emocional për të.

Ai përmes një potimi në profilin e tij në Facebook tha se vëllai i tij u nda nga jeta padrejtësisht.

“Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri”, tha Haradinaj.

24 vjeçari Enver Haradinaj, ish luftëtar i UÇK-së u vra në prill të 2005-së  në rrugën Pejë- Deçan dhe rasti i tij nuk është zbardhur ende.

Kjo ishte vdekja e tretë në këtë familje. Dy vëllezër të familjes Haradinaj janë vrarë gjatë luftës (Shkëlzen dhe Luan Haradinaj).