Haradinaj: Për të mbyllur një kapitull tragjik na nevojitet mbështetja e Perëndimit
06.6.2019 - 21:54
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Berlin, ishte pjesëmarrës edhe në Konferencën “Takimet Ndërkombëtare”.
Në këtë konferencë Haradinaj ka thënë se më 1999, Perëndimi e ka shpëtuar Kosovën nga tragjedia, jo për interes politik apo ekonomik, por sepse ishte e drejtë për të bërë për hir të njerëzimit dhe paqes.
Më tutje ai ka thënë se Kosova ende ka nevojë për mbështetjen e demokracive perëndimore, për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, në kufijtë ekzistues.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i Qeverisë përmes një postimi në rrjetin social, Facebook./ 21 Media.