Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Haradinaj për takimin e Berlinit: Shpresojmë t'i harmonizojmë qëndrimet me Thaçin

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë është deklaruar edhe për takimin e Berlinit që pritet të mbahet me 29 prill 2019.

Kryeministri tha se shpreson që të mos ketë shpërputhje të qëndrimeve me Presidentin Hashim Thaçi në atë takim.

“Samiti i Berlinit është një takim multaliteral, qëndrimet që i ka mbajtur Kosova në vazhdimësi do t’i mbajë dhe shpresojë që mos të kemi shpërputhje në qëndrime me Presidentin. Do ta kemi kohën me bisedu para ngjarjes, por  me siguri do të harmonizojmë me të qëndrimet.  Nuk kam qëndrime të tjera”, tha kryeministri.

Samiti i Berlinit do të mbahet më 29 prill 2019, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.