Haradinaj për rastin e ndalimit të Kryeinspektorit: Prokuroria dhe Policia t’i marrin masat e duhura

Kryeministri  Ramush Haradinaj ka thënë se organet e rendit dhe Prokuroria duhet t’i marrin masat e duhura në rastin e ndalimit të Kryeinspektorit t punës që të hynte në  kompaninë  ‘Lab-Oil’ gjatë ditës së djeshme.

“Kush nuk e ka lanë ? Videon se kam pa. Do t’i pyes ata që merren me këtë temë, policinë, apo prokurorinë se nëse ka ndodhë ndonjë mosrespektim i ndonjë të drejte duhet të veproj prokuroria e policia. Shpresoj se ata e kanë parë dhe t’i marrin veprimet qe duhet”, tha Haradinaj i pyetur nga KALLXO.com ne lidhje me mos-lejimin e Kryeinspektorit të inspektoj vendin ku vdiq 22 vjeçari nga Mushtishti i Suharekës.

KALLXO.com raportoi dje nga vendi i ngjarjes ku edhe u pengua Kryeinspektori që të hyjë në fabrikën e kompanisë ‘Lab-Oil’.

https://kallxo.com/vdekja-e-22-vjecarit-pamjet-ekskluzive-kur-kryeinspektorit-nuk-i-lejohet-te-hyje-ne-kompanine-e-derivateve/?fbclid=IwAR2BhmyBkqm3qlU-JNVbVXYjWj9hsC9bnQR_gdigo1Etj65KcD_AdaO7M8k