
Ramush Haradinaj - kryeministër i Kosovës
Haradinaj për rastin e 11 vjeçarit: Ishte një lajm i trishtueshëm
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar rastin e 11-vjeçarit nga Fushë Kosova i cili u vra para disa ditësh.
Ai gjatë një vizite në këtë komunë tha se ishte një lajm i trishtueshëm.
“Dhuna në familje apo dhuna tek personat e pa mbrojtur tek gratë dhe tek fëmijët është një shqetësim dhe policia e ka ngrit vigjilencën. Ka ende vend për përmirësim e pranojmë, por mos të harrojmë se Policia po përballet me një punë shumë voluminoze”, tha kryeministri.
Tutje Haradinaj shtoi se në vazhdimësi është duke u punuar për trajtimin e dhunës dhe diskriminimit.
“Në vazhdimësi bëhet punë për me trajtu çështjen e dhunës dhe diskriminimit e shfrytëzimit të cilës do natyre, tek fëmijët e mitur por e shihni edhe vetë që edhe disa tema të akumulume me dekada marrin më shumë kohë”, theksoi ai.
Vdekja e 11 vjeçarit ka ngritur dilema të mëdha në mënyrën se si adresohen raportime të tilla në organet e sigurisë. Për rastin kanë reaguar OJQ-të ndërsa për sot është paraparë edhe një protestë.
https://kallxo.com/gjendet-nje-femije-i-vdekur-ne-fushe-kosove/
https://kallxo.com/vrasja-e-11-vjecarit-prokuroria-heshte-per-dosjen-per-abuzimin-seksual/
.