Mbledhja e Qeverisë Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj për mungesën e ministrave në mbledhje: Jeni bo ministra ju zv/ministrat

Pikat e rendit të ditës që kishte të bënte me heqjen nga privatizimi të pronës shoqërore të menaxhuar nga AKP-ja në Prizren, është shtyrë për mbledhjet e ardhshme të qeverisë. Kjo pasi që ato janë hequr nga shqyrtimi në mbledhjen e sotme në mungesë të ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Në mungesë të Ministrit të MAPL, në pikën për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronës të ish ndërmarrjes shoqërore “Kino Bistrica” dhe pronës së ekonomisë pyjore në pronësi të komunës me qëllim të realizimit të interesit publik fjalën e ka marr zëvendësministri Beqir Fejzullahu.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj tha se zëvendësministrat janë bërë ministra.

“Mirë që s`po vijnë ministrat jeni bo ministra ju zëvendësministrat”, tha me ironi Haradinaj.

Kjo pikë është miratuar nga kabineti qeveritar.