Ramush Haradinaj

Haradinaj për grevat: Qeveria e ka kryer punën e vet, tani i takon vetëdijes së sindikatave

Pas mbledhjes së Qeverisë se Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka folur edhe për grevën në arsim për të cilën ka thënë që puna e qeverisë është kryer tani gjithçka është në vetëdijen e mësimdhënësve.

“Kam respekt të madh për mësuesit, ata na kanë bërë këta që jemi. Ne e kemi kryer atë që një qeveri e vendit ka mujt me e kry, tani është çështje e vetëdijes së sindikatave, nuk guxojmë me i lëne pa kompensuar është e dhimbshme me i shku vera duke i kompensuar orët” tha Haradinaj.

Sindikata e Bashkuara për Arsim Shkencë dhe Kulturë me 10 janar të këtij viti, ka vendosur që institucionet arsimore të hynë në grevë  në shenjë proteste për koeficientin e pagave për punonjësit e arsimit në Projektligjin për Paga, pasi që sipas tyre, ky ligj është diskriminues për të punësuarit në arsim.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar vazhdimisht nga mësimdhënësit që ti kthehen punës së tyre, madje për këtë ai ka propozuar rritje të pagave, mirëpo këta të fundit nuk kanë pranuar.

Sipas kryeministrit, rritja për mësimdhënësit e shkollave të mesme do të jetë 74 euro nga paga aktuale. Për arsimin fillor nga 479 euro sa është aktualisht –  në 525.8, pra rritja është 46 euro. Për mësimdhënësit e sistemit parashkollor nga 447.9 sa është tani rritja është në 501 euro. Kurse për kategorinë e mësimdhënësve të shkollave speciale, rritja do të jetë për 49.8 euro.

Bojkoti pa arsye i avokatëve të Kosovës

https://kallxo.com/dorezohet-haradinaj-rrit-pagat-per-mesimdhenesit/