Haradinaj për deklaratat e dikurshme të Molliqajt: Kemi kredite me u shajt prapë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është përgjigjur në pyetjen e gazetarit se a ia ka falë zyrtarit të lartë të PSD-së, Dardan Molliqaj, që dikur e kishte quajtur partinë e tij ‘parti e haraçit’.

Haradinaj ka deklaruar se pas përkrahjes që PSD-ja i ka bërë qeverisë për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ia ka falur të gjitha dhe se ka ‘kredite me u shajt prapë’.

“Është shumë e rëndësishme përvoja ime në qeverisje, unë e thashë që pa garancën e kryetarit Ahmeti dhe PSD-së në atë kohë, do të ishte rrezik i madh me u avancu me ushtri, sepse një dështim nuk do t’i falej Kosovës. Ai moment ka qenë aq e arritur e madhe, sa që jo që i kemi harru krejt, por edhe kemi ‘kredit me u shajt prapë’, sepse me e bo ushtrinë e vendit dhe me pas përkrahje të tillë ka qenë e mrekullueshme”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se ky koalicion ka treguar pjekuri politike dhe do të jep shpresë për qytetarët e Kosovës.