Haradinaj paraqet platformën për dialogun final

Në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Haradinaj paraqiti platformën për fazën finale të dialogut

“Sot e kam para jush këtë platformë që ka disa pika që mund te jenë nene të rezolutës, që i siguron Kosovës proces trsnsparent e gjithëpërfshirës”, tha Haradinaj.

Pa dhenë detaje, Kryeministri tregoi se platforma do t’u shkojë deputetëve

“Ky material kalon te deputetët dhe ata e kanë fjalën përfundimtare. Qeveria, Presidenca e Kuvendi pas miratimit të jenë sa ma unike në fazën finale”, tha Haradinaj.

Edhe Presidenti Hashim Thaçi kishte propozuar më herët ekip uniteti për fazqn përfundimtare të dialogut Kosovë- Serbi në |Bruksel.