Kryeministri Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Haradinaj paraqet në Kuvend projektligjin për lojërat e fatit, nuk ka kuorum për votim

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka paraqitur para deputetëve projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

“Me këtë projektligj ndalohen llojet e lojërave të fatit përveç lotarisë së Kosovës e cila është subjekt juridik publik. Ju ftoj ta miratoni këtë projektligj me qëllim të rregullimit të kësaj çështje dhe forcimit të sigurisë publike”, tha Haradinaj.

Por, kryesuesi i seancës Xhavit Haliti paralajmëroi pauzë deri në orën 16:00,  pasi sipas tij nuk ka kuorum që ky projektligj të votohet.