Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Haradinaj organizon pritje lamtumirëse për ambasadorin Ruairi O'Connell
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka organizuar sot një pritje lamtumirëse për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Haradinaj tha se bashkëpunimi me Britaninë e Madhe ka qenë determinues për shumë etapa të shtetndërtimit të Kosovës.
Po ashtu Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin O’Connell për shërbimin 9 vjeçar në vend, ndër të tjera edhe për pozicionin konsistent të Britanisë së Madhe për ruajtjen e integritetit territorial të vendit, përkrahjen e madhe për transformimin e FSK-së dhe forcimin e qeverisjes së mirë përmes projektit të rekrutimit të pozitave të larta drejtuese të shërbimit civil.
“Faleminderit dhe suksese në rrugën e mëtejme diplomatike, mik i Kosovës, Ruairi O Connell”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Nga shtatori i këtij vitit ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë do të jetë Nicholas Abbott.