Fshati Shipitullë; Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Nuk Lejojmë do Matrapazë ta Bllokojnë Kosovën

Pas takimit me menaxhmentin e KEK-ut dhe banorët e Hades dhe Shipitullës, Kryeministri Ramush haradinaj doli në një konferencë për gazetarë.

Haradinaj tha se takimi kishte të bënte me zhvendosjen e banorëve të Hades e Shipitullës dhe perimetrin se sa mund të afrohen shtëpive ekskavatorët e mihjes sipërfaqësore të thëngjillit.

“Ka disa ditë që ka ngecë zhvendosja, andaj ka ngecë edhe mihja”, tha Haradinaj.

Ai për vonesat e zhvendosjes së banorëve nga zona e pasur me qymyr fajësoi disa persona që i quajti matrapazë.

“Ekziston ni netvork i matrapazëve që këtë gjendje- situatën e zhvendosjes dhe krizën energjetiek të Kosovës, urgjencën që me shku me mih, po dojnë me e shfrytëzu në mënyrë të paskrupullt edhe buxhetin e venit, por edhe me dëmtue në përgjithësi situatën energjetike”, tha Haradinaj.

Ai tregoi se banorët e Hades dhe Shipitullës i kanë 10 ditë afat për të nënshkruar kontratat e zhvendosjes në mënyrë që të përfitojnë nga oferta prej qeverisë.

Këtë ofertë ai e cilësoi shumë generoze, ndërsa tha se pas këtij afati në këto fshtra do të shkojnë bagerët për të rrënuar shtëpitë, siç veprojnë në rastet e ndërtimeve pa leje.

“Çdo durim e ka ni kufi, nuk mujmë me i prit në pakufi do matrapazë me e blloku Kosovën me prodhu rrymë, për shkak se kanë ndërtu objekte brenda natës, për shkak se kanë rrite metra katrorë dhe për shkak se po dojnë me plaçkitë në emër të këtij shpronësimi”, tha Haradinaj.

Ai tregoi se situata është e rëndë pasi Kosova po importon rrymë nga Shqipëria në një kohë kur thëngjillin  e saj e ka pak metra nën tokë.

Nëse ndodh kolapsi energjetik, sipas Haradinajt, “tanë kanë me i vujtë pasojat”.

Katër ditë më parë edhe KEK-u u bëri thirrje banorëve të Hades e Shipitullës që deri më 15 dhjetor t’i nënshkruajnë kontratat e zhvendosjes.

http://kallxo.com/kek-u-fton-banoret-e-shipitulles-dhe-hades-ti-nenshkruajne-kontratat-per-zhvendosje/