Ramush Haradinaj -kryeminister

Haradinaj: Nuk kam kërkuar nga ambasadorët t’i përgjigjen letrës për Blakajn

Kryeministri Ramush Haradinaj javën e kaluar u ka dërguar letër të gjithë ambasadorëve të akredituar në Kosovë në lidhje me rastin e ish prokurorit Elez Blakaj.

Haradinaj në letrën e dërguar Blakajt, i kishte caktuar këtij të fundit afatin prej 30 ditës për të kryer hetime në zyrën e tij ku ndodhen listat e veteranëve dhe që në fund të hetimit, të ia dorëzoj atij një raport me konstatime.

Kjo ishte parë si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Haradinaj letrën e njëjtë e kishte përkthyer në anglisht dhe ia kishte dërguara ambasadorëve, mirëpo duke e modifikuar disa pjesë të letrës.

I pyetur nga KALLXO.com se nëse ka marrë ndonjë përgjigje nga ambasadorët për këtë letër, Haradinaj tha se ka qenë vetëm letër informuese.

“Natyra e letrës s’ka qenë që ti i shkruan e ai te shkruan. Ka letër që ka korrespodencë të caktume, po ajo ka qenë letër informuese për ambasadat”, tha Haradinaj gjatë konferencës për media.

KALLXO.com vëren se në këtë letër dërguar ambasadave, kryeministri Haradinaj i ka njoftuar me një përmbajtje të ndryshme nga ajo e komunikimit origjinal në gjuhën shqipe.

Në letrën në gjuhën angleze, Haradinaj shkruan:

“(…) The letter consists of:

“…. In full agreement with former Prosecutor, the investigation in Office for the Issues of the Categories from KLA War will last for 30 days, and the Prosecutor will deliver a report of findings within the Office to the Prime Minister;“, thuhet në letrën në gjuhën angleze të Haradinajt.

KALLXO.com vëren se versioni në gjuhën angleze përmban një fjali të shtuar “in full agreement with former Prosecutor”, e cila mungon në letrën origjinale të dërguar nga kryeministri Haradinaj për ish-prokurorin Blakaj.

Sipas këtij versioni, ambasadat janë njoftuar se kryeministri ka qenë në “pajtim të plotë” me ish-prokurorin Blakaj, që ky i fundit, pas 30 ditësh hetimi t’i dorëzojë kryeministrit një raport me gjetjet e hetimit.

https://kallxo.com/haradinaj-modifikon-ne-favor-te-tij-letren-derguar-ambasadave-per-blakajn/