Konferencë për media pas takimit në Berlin, 07.06.2019

Haradinaj: Nuk ka vendim negativ për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së, nuk kanë të bëjnë me ndonjë vendim negativ për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Është mirë që të bjëm një dallim për çdo natyrë të të dalurave nga këshilli, këto janë konkluzione të Këshillit për tema, këto nuk janë  vendim dhe të thuhet se është marr vendim negativ nuk është e vërtetë. Këta jon konkluzione, asnjëra nga këto nuk është vendim:”, tha kryeministri duke i këshilluar mediat vendore të kenë kujdes në raportime.

Për çështjen e vizave, Haradinaj tha se gjendja është korrekte ashtu siç e kanë pritur.

“Raportohet për procesin prej ku ka filluar dhe ku është sot. Dhe thotë se aktualisht propozimi për të marr vendim është në konsideratë nga këshilli. Ende nuk jemi në agjendë, nuk është marr vendim për vizat”, tha kreu i ekzekutivit të vendit.