Haradinaj: Nuk jam i pari që e lëshoj koalicionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se nuk po bën kalkulime për qëndrim në pozitë, pro po mundohet t’i kryejë punët.

Ai tha se është i vetëdijshëm për skepticizmin që ka ekzistuar lidhur me atë se sa do të qëndronte në krye të qeverisë.

“ Kur ja kom nis punës në qeveri, thojshin hajt se ky rrin njo 3 javë, e vërteta është që nuk po bëj kalkulime vetëm po mundohem me i kry do punë. PDK-ja është parti politike është legjitime që një parti me pas kandidat për Kryeministër, kur shkojmë në zgjedhje nuk dihet nëse dikush nga partnerët e koalicionit don me e ndalë kontratën ne jemi të gatshëm. Unë nuk jam i pari që e lëshoj kontratën” , tha Haradinaj.

Ai tha se megjithatë nuk ka frikë për prishjen e koalicionit.

“Me pas pas frikë, ndryshe isha dokë ose kisha vepru, unë kam mbrojtë parime të drejta”, tha ai.

Deri më tani, koalicioni qeverisës ka pasur mosmarrëveshje, sidomos lidhur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, mbajtjen e të cilës po e mbron Haradinaj ndërsa partneri i koalicionit, PDK-ja ishte e pajtimin edhe për pezullim.

https://kallxo.com/taksa-vendimi-qe-po-percan-koalicionin/