Ramush Haradinaj -kryeminister

Haradinaj nuk e di sa e ka pagën

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua projektligji për pagat në sektorin publik.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi se ky projektligj është shumë i rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

Sipas kryeministrit Haradinaj ky projektligj ka një kosto rreth 100 milionë euro në vit.

Haradinaj tha se askujt në Kosovë nuk iu është zbritur paga, përveç tij.

I pyetur nga KALLXO.com se sa është paga e tij tani, Haradinaj tha se nuk e di.

“E se kom përcjellë për besë, me shifra. Nuk e di, ama e di që e kanë përdorë një kriter për me e ulë”, tha Haradinaj.

Muaj më parë, Qeveria e Kosovës kishte vendosur për t’i rritur pagat e tyre.