Ramush Haradinaj - kryeministër i Kosovës

Haradinaj: Nesër do të udhëtoj për në Hagë

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet që nesër të udhëtojë për në Hagë për t’u intervistuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar vetë Haradinaj në një intervistë në televizionin T7.

“Nuk mendoj që kam nevojë për avokat, mendoj që jam i pafajshëm, ndoshta duhet të kem një këshilltar ligjor”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të premten në mbledhjen e Qeverisë ka dhënë dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.