Ramush Haradinaj

Haradinaj nënshkruhet në Librin e Zisë për vdekjen e Dukës së Luksemburgut

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është nënshkruar sot në Librin e Zisë që ambasada e Luksemburgut në Prishtinë ka hapur për ndarjen nga jeta të Dukës së Madh të këtij shteti.

“Këtë mëngjes në Ambasadën e Luksemburgut në Prishtinë jam nënshkruar në Librin e Zisë, duke i shprehur ngushëllimet më të thella Dukatës, Dukës Henri dhe popullit mik për ndarjen nga jeta të Dukës së Madh Jean të Luksemburgut”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”.

Duka i Madh i Luksemburgut, i cili kishte marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore së bashku me ushtrinë britanike, ka vdekur më 23 prill në moshën 98-vjeçare.

Ai kishte hequr dorë nga pushteti mbretëror në vitin 2000 për t’ia lëshuar vendin djalit të tij, Henrit.

Gjatë sundimit të tij, Luksemburgu u bë qendër e shërbimeve financiare pas disa dekadave të rënies ekonomike.

Ai u martua në vitin 1953 me Princeshën Josephine-Charlotte të Belgjikës, me të cilën pati pesë fëmijë.

Jean vdiq një javë pasi u shtri në spital për shkak të një infeksioni në mushkëri./21Mdeia/