Haradinaj në Vjenë flet për lansimin e ERA 2
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në Vjenë të Austrisë, me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, theksoi se Kosova është e gatshme të marrë përsipër obligimet e saj, ku shtoi se kjo duhet të jetë reciproke.
Haradinaj përmes një komunikate ka thënë se ka njoftuar homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA1, dhe që sipas tij, po presin edhe lasimin e ERA2.
“Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm dhe nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj në rrjetin social ‘Facebook’.
Tutje, në këtë komunikatë thuhet se “përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit”.