Haradinaj: Në sport duhet të luajnë bashkë fëmijët e të gjithë popujve

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në hapjen ceremoniale të shkollës së futbollit të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Haradinaj tha se fakti që janë fëmijët e të gjithë komuniteteve si serb, turq, romë e ashkalinjë është një porosi që sporti nuk njeh ndasi.

“Fakti se janë fëmijët e të gjithë popujve, edhe serb, turq, romë e ashkalinjë është porosi që duhet të njihemi dhe të jemi bashkë dhe që sporti nuk ka kufij”, ka thënë Haradianaj

Shkolla e futbollit është hapur në Lagjen e Spitalit, ish stadium i “Ramiz Sadikut”.