Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi

Haradinaj në Gjermani e Thaçi në Sllovaki, të pakoordinuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka qenë në dijeni që presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të jetë prezent në Forumin e Bratislavës që është mbajtur sot.

Kështu ka deklaruar Haradinaj në një konferencë për media, ku tha se nuk kanë pasur mundësi të diskutojnë për këtë çështje me Thaçin.

“Se kam ditur prezencën e Kosovës në Bratisllavë, mirëpo është mirë që Kosova të paraqitet. Nuk kemi mundur të kemi konsulta, por është tepër me rëndësi që të gjithë jemi me qëndrime të njëjta të mos lëmë dilema te palët e tjera, sepse është një situatë e tillë që Kosova po e forcon qëndrimin e saj për një  marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha kryeministri.

Forumi i Bratisllavës është organizuar nga GlobSec dhe prezent janë liderët e Ballkanit Perëndimor.

https://kallxo.com/taksa-ndaj-serbise-thaci-e-vuciq-perplasen-ne-sllovaki/

 

https://kallxo.com/thaci-me-serbine-duhet-marreveshje-pa-levizje-te-kufijve-mbi-baza-etnike/

https://kallxo.com/vuciq-nuk-ka-marreveshje-duke-pritur-qe-serbia-ta-njohe-kosoven/