Arkiv Fotografi nga takimi mes Kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe Kancelares gjermane Angela Merkel, Foto: ZKM

Haradinaj mirëpret qëndrimin gjerman Kosovën

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë dje se vendi i tij është i vendosur për të ndihmuar Kosovën dhe dëshiron një “perspektivë evropiane për Kosovën”. Më tej Maas është shprehur se “qeveria gjermane e konsideron të gabuar nëse BE dhe Gjermania heqin dorë nga mbështetja për Kosovën, duke përfshirë ndihmën financiare”.

Lidhur me këtë, kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë deklaratat e Maas-it, duke thënë se ky është rikonfirmim se mbështetja e parezerve e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë me shtetin gjerman.

“Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet.” Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën europiane të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.