Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Rrahman Jashari gjate takimit te sotme Foto: ZKM

Haradinaj: Mësimi fillon të hënën

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se është arritur marrëveshje me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe mësimi do të fillojë të hënën.

“Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!”, ka shkruar Kryeministri Ramush Haradinaj.

Takimi i Haradinajt dhe Veselit me përfaqësuesit e SBASHK-ut u mbajtë në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

Ndonëse deklarojnë se janë marrë vesh, asnjëri nga ta nuk kanë treguar se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, përveç se fillimit të mësimit nga e hëna.

Mësimdhënësit janë në grevë që nga 13 janari. Ata kanë kërkuar rritje të koeficientit të pagës për 30 % dhe nuk kanë pranuar rritjen e pagës që ua kishte bërë Kryeministri Haradinaj para disa javësh.

https://kallxo.com/veseli-mesimi-fillon-te-henen/

 

https://kallxo.com/sbashk-u-mohon-te-kete-marreveshje-per-ndaljen-e-greves/

.