Haradinaj me qëndrim të njëjtë për korrigjimin e kufijve
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka shprehur qëndrimin e tij edhe një herë lidhur me temën e lëvizjes së kufijve.
Haradinaj tha se është me rëndësi që Kosova është pjesë e pakos së ekipit të 6 vendeve të Ballkanit në procesin e Berlinit për shkak që sipas tij kjo nuk lejon që asnjëra nga vendet e rajonit të ngec.
Këtë deklaratë Haradinaj e bëri pasi takimi i samitit të Berlinit po afrohet. Haradinaj tha se për të nuk ka vërejtje se kush merr pjesë në takim ndërsa sa i përket qëndrimeve të tij rreth Kosovës nuk ka ndryshim.
“Më duhet me mbrojt të drejtën e vendit tim që diskutimi për territore ka qenë gabim. Mirë që është tejkaluar ajo temë dhe nuk guxojmë me mbajt gjallë si temë se vetëm sa e destabilizon rajonin”, tha ai.
Ai tha se nuk është kundër se kush e udhëheq dialogun por është i vendosur në parimet e dialogut.
“Ne nuk kemi qenë kundër me udhëheq përfaqësuesja e lartë e BE por ajo që kemi qenë kundër është me deviju dialogu. Tani e dimë që në Evropë janë zgjedhjet dhe zonja Frederica Mogherini edhe pak ndoshta e kryen mandatin e vet, por nuk ka pas të bëjë me personin po me materien me të drejtën e Kosovës”, tha ai.
Haradinaj ditë më parë u shpreh se në Samitin e Berlinit nuk do të bisedojnë për kufijtë e Kosovës, por ai thotë se do t’ua rikujtojë se Evropa është në borxh me Kosovën.
https://kallxo.com/haradinaj-evropa-ia-ka-borxh-liberalizimin-e-vizave-kosoves/
.