Haradinaj: Me ditën e sotme kemi dëshmuar pjekuri politike

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, gjatë konferencës për media të mbajtur sot në selinë e PSD-së, ku u zyrtarizua koalicioni parazgjedhor me këtë parti, ka deklaruar se me ditën e sotme dhe me këtë koalicion është dëshmuar pjekuri politike.

“Me ditën e sotme e kemi dëshmu një pjekuri. Kjo që ka ndodh sot ka shpresë dhe ka pjekuri politike. Me ditën e sotme e forcojmë Kosovën dhe dërgojmë mesazhe tek partnerët ndërkombëtarë për pjekuri politike”, ka thënë Haradinaj.

Përveç pjekurisë politike, Haradinaj ka thënë se kjo marrëveshje me PSD-në është shpresë për qytetarët e Kosovës.

AAK dhe PSD merren vesh për koalicion parazgjedhor