Ramush Haradinaj. Foto: Kallxo.com

Haradinaj: Materiali i asociacionit na erdhi në çirilicë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se transkriptat për draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe grupeve punuese i erdhi në alfabetin sllav çirilicë.

Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së qeverisë tha se është kërkuar që ky draft të përkthehet në të gjitha gjuhët zyrtare.

“Në qeveri është dërguar transkripti i takimeve te grupeve punuese të draftimit të statutit. Materiali ka ardhë krejt ne çirilicë, unë e lexoj çirilicën, ama pe kam problem. Kemi kërkuar në gjuhën zyrtare, jo vetëm njërën. MAPL duhet me na dërgu edhe në gjuhën shqipe. Sot i kemi shkru a mundeni me dërgu në tri gjuhë zyrtare”, tha Haradinaj