Takimi i Haradinajt me drejtuesit e Bashkësisë Islame në Prishtinë | Foto: ZKM

Haradinaj: Ligji për Prishtinën Element i Shtetësisë

Ramush Haradinaj edhe sot ka folur rreth Ligjit për Prishtinën të miratuar dje nga qeveria e drejtuar prej tij.

Në një takim me prijësit e Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë, Haradinaj ligjin për kryeqytetin e ka vlerësuar element të shtetësisë.

“Ligji për Kryeqytetin, si seli e shtetit, është para së gjithash akt shtetëror dhe adresa e parë e Republikës së Kosovës, pra element i shtetësisë”, tha Haradinaj sipas një komunikate të Lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Haradinaj më tutje deklaroi se Ligji për Prishtinën e përmirëson jetën në kryeqytet.

“Me këtë ligj Prishtina merr obligime shtesë, porse ajo edhe përfiton grante qeveritare shtesë që ndikojnë në ngritjen e cilësisë së jetës së prishtinasve”, tha Haradinaj.

Delegacioni i BIK-ut të Prishtinës i përbërë nga Hetem Sopjani, Burhanudin Hashani, Bahri Sejdiu, Idriz Xhigolli e Bahri Rexha, i uruan Haradinajt zgjedhjen kryeministër, ndërsa Haradinaj i falënderoi për ”kujdesin që kanë treguar për popullin dhe vendin”.

Ligji për Prishtinën u miratua dje nga Qeveria e Kosovës.

http://kallxo.com/qeveria-miraton-projektligjin-per-prishtinen/

Bërjen e Prishtinës me ligj e komentoi dje edhe Shpend Ahmeti.