Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj LDK-së: Marre Ju Koftë

Kryeministri i Kosovës ka qenë i ashpër në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se asnjë germë nuk i hiqet këtij ligji, duke ju drejtuar deputetëve të LDK-së të cilët po e kundërshtojnë përfshirjen e raportit të komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqit.

“A bon me ditë ku po ju dhemb. Qeveria e vendit të juaj e taksapaguesve tuaj ka formuar një komisioni. Ky komisioni nuk është as i Qeverisë e as babës Hilmi. Është i Kosovës, çka keni që po ju pengon, ku po ju dhemb o vëllezër e motra”, tha Haradinaj.

Gjatë fjalimit të kryeministrit, kishte reagime të deputetëve të LDK-së, derisa ky i fundit u tha “Marre, marre, marre duhet me ju ardh. Ky raport po ju pengon, ku po ju dhemb, a keni problem, kallxoni. Asnjë germën se heqim para këtij ligji. Izoloni qytetarët e Juaj, urdhëroni”, tha Haradinaj duke ju drejtuar deputetëve të LDK-së.