Takimi i Haradinajt me stafin e "Zërit të Amerikës" Foto: ZKM

Haradinaj Kujton Raportin e Shqiptarëve me ‘Zërin e Amerikës’

Ramush Haradinaj priti sot në një takim stafin e mediumit “Zëri i Amerikës”, njofton një komunikatë e Zyrës së Kryeministrit.

Komunikata sqaron se në takim u fol për ndikimin e këtij mediumi në hapësirën shqiptare dhe ndjekjen e zhvillimeve në Kosovë në 30 vjetët e fundit.

“Drejtoresha e ‘Zërit të Amerikës’, Amanda Bennett foli për interesimin e këtij mediumi për Kosovën, për zhvillimet në të gjitha etapat e historisë së saj të re”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa Kryeministri Haradinaj, sipas komunikatës, “evokoi shumë kujtime që ndërlidhen me raportin e shqiptarëve të Kosovës me këtë medium”.

Pjesë e stafit të “Zërit të Amerikës” që u takuan me Haradinajn, përveç drejtoreshës Bennet, ishin edhe

Kryeministri Haradinaj priti sot stafin e “Zërit të Amerikës” Elez Biberaj, drejtor i Divizionit Euro-Azi në “Zërin e Amerikës”, Arben Xhixho, shef i shërbimit shqip, si dhe korrespodentët nga Prishtina, Besim Abazi dhe Leonat Shehu.