Haradinaj kujton ditën e çlirimit të Suharekës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kujtuar ditën e çlirimit të komunës së Suharekës duke thënë se qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për vendin tonë.

“Përulemi me respekt, para heroizmit të dëshmorëve, flijimit të martirëve, kontributit të luftëtarëve të UÇK-së, sakrificës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, me falënderim të veçantë për aleatët tonë nga Aleanca Veriatlantike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej ai ka shtuar se në këtë përvjetor jubilar, të çlirimit të kësaj komune, të kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë.