Ramush Haradinaj
Haradinaj kujton 21 vjetorin e betejës së Likoshanit dhe Qirezit
28.2.2019 - 10:33
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 21 vjetorin e betejës së Likoshanit dhe Qirezit.
Kryeministri përmes Facebook-ut është shprehur se, shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës u lind dhe i ka rrënjët në luftën e lavdishme çlirimtare dhe rezistencën e shumë brezave për të drejtën tonë.
“Sot, kur kujtojmë me nderim 21-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, pikënisje e historisë sonë të re, reflektojmë për rrugëtimin tonë deri në Kosovën e 17 shkurtit 2008. Në thelb të vizionit për të sotmen dhe të ardhmen tonë qëndron si testament flijimi i dëshmorëve e martirëve. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.