Flamuj të Serbisë në Mitrovicën e Veriut - Foto: REL/Reuters

Haradinaj: Kryetarët e komunave veriore do të betohen në ligjet e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sot për mosdhënien e betimit nga kryetarët e zgjedhur të komunave të veriut.

Haradinaj është i bindur se ligjet e Kosovës do të zbatohen në gjithë vendin, përfshirë edhe veriun.

“Çdo i zgjedhur në Kosovë, përfshi këtu edhe kryetarët e zgjedhur të veriut duhet të betohen në bazë të ligjeve të Kosovës, është në dobi të tyre, në dobi të qytetarëve. Ligji për zgjedhjet, legjislacioni do të zbatohet në gjithë vendin, pa dallim”, tha Haradinaj.

Zgjedhjet për kryetarë të katër komunave veriore janë mbajtur më 19 maj pas dorëheqjes së kryetarëve në dhjetor të vitit të kaluar.

Vendimi për dorëheqje kishte ardhur për shkak se Qeveria e Kosovës e kishte vendosur taksën prej 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.