Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj komenton largimin e trupave amerikane nga Siria

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një status në Facebook ka komenton largimin e trupave ushtarake amerikane nga Siria.

Haradinaj ka thënë se Kosova qëndron në partnerit të plotë me SHBA-në dhe aleatët e saj të koalicionit global kundër ISIS.

Postimi i plotë i kryeministrit Ramush Haradinaj:

Kosova si pjesë e Koalicionit Global kundër ISIS qëndron e paluhatur në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm!

Jemi duke e përcjellur me vëmendje operacionin e largimit të trupave ushtarake amerikane nga Siria, pas mundjes së kalifatit territorial ndaj ISIS-it. Në partneritet të plotë me ShBA dhe aleatët e koalicionit global, kundër ISIS, Kosova qëndron e paluhatur në misionin e mundjes së qëndrueshme dhe çrrënjosjes së ISIS dhe elementeve tjera të ekstremizmit të dhunshëm, globalisht. Duke marrë parasysh se fitorja në Siri nuk sinjalizon fundin e Koalicionit Global kundër ISIS, Kosova si pjesë e këtij Koalicioni në këtë luftë, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendosmëri do të vazhdojë t’i jetësojë përgjegjësitë dhe rolin e saj ndaj sigurisë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

RH