Ramush Haradinaj. Foto: Kallxo.com

Haradinaj: Këtë vit marrim lajmin për liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka siguruar se ky vit do të shënojë fundin e izolimit për Kosovën.

Ai në ditën e Evropës tha se Kosova është e vendosur për të marrë statusin e kandidatit për BE.

“Kosova përditë po e ndërton Europën brenda vetës, demokracinë, pluralizmin e tolerancën, si standarde jetese dhe si vlera të përbashkëta. Këtë vit do ta marrim lajmin e merituar për liberalizim dhe po shkojmë në mënyrë të vendosur drejt marrjes së statusit të vendit kandidatit për BE”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ai theksoi se rinia është një faktor shtytës drejt integrimit të vendit.

Rinia jonë do t’i takojnë një familje të madhe dhe duhet të përgatiten që të jenë konkurrentë me të rinjtë tjerë të Europës. Integrimi i Kosovës në BE është synim yni kryesor, e në këtë rrugëtim, rinia jonë është energjia e nevojshme për të ecur drejt të ardhmes europiane.