Foto-ilustrim

Haradinaj kërkon ulje të çmimit të naftës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur të patolerueshëm çmimin e naftës në Kosovë dhe u bëri thirrje Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ministrisë së Tregtisë, Shoqatës e Naftëtarëve që të ndryshojnë këtë “praktikë të keqe që dëmton qytetarët”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook theksoi se çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal është më i ulët aktualisht, derisa në tregun kosovar, operatorët nuk kanë reflektuar.

“Çmimi i naftës duhet të jetë konform çmimit të tregut! Është e kuptueshme që tregu i lirë funksionon i pavarur, por kjo nuk nënkupton, në asnjë formë, dëmtimin e qëllimshëm të buxhetit të familjeve kosovare”, ka shkruar kryeministri në rrjetin social.

https://kallxo.com/nafta-lirohet-ne-burse-por-jo-edhe-ne-kosove/

https://kallxo.com/nisin-hetimet-per-cmimin-e-naftes/