Ilustrim: Kolonat në Merdarë

Haradinaj kërkon pika shtesë të kontrollit të dokumenteve në pikat kufitare me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që të shtohen pikat e kontrollit në dy pikat kufitare me Serbinë, atë në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

Në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se me anë të shtimit të pikave të kontrollit do të lehtësohen procedurat dhe pritjet, sipas tij, të paarsyeshme të bashkatdhetarëve.

Me poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Haradinajt:

“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdare dhe te Dheu i Bardh të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkatdhetarëve tanë në kufi.

Më këtë rast, u dëshiroj mirëseardhje në atdhe të gjithë qytetarëve të Kosovës!”