Ramush Haradinaj - Alan Duncan dhe Richard Moore

Haradinaj kërkon mbështetjen e Britanisë në dialogun Kosovë - Serbi

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë një takimi me ministrin britanik të Shtetit për Evropë dhe Amerikë në Zyrën e Jashtme dhe Komonueltit, Alan Duncan dhe Richard Moore, drejtor i Përgjithshëm Politik në Ministrinë e Jashtme, ka kërkuar mbështetjen e shtetit britanik në proceset e tanishme të konsolidimit të vendit dhe procesin final të dialogut me Serbinë.

“Prezenca dhe kontributi i Mbretërisë së Bashkuar është i nevojshëm në Stabilitetin e Ballkanit dhe Kosova është e përkushtuar që të fuqizojë partneritetin mes dyja vendeve”, ka thënë kryeministri Haradinaj duke potencuar orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, ministri britanik, Alan Duncan dhe Richard Moore, vlerësuan se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.