Haradinaj kërkon lehtësime për investitorët në fushën e energjisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet ta lehtësojë rregullativën për të tërhequr investime të huaja në sektorin e energjisë.

Haradinaj këto komente i ka bërë pas takimit koordinues me BERZH, KOSTT dhe ZRRE.

“Takim koordinues me BERZH, KOSTT dhe ZRRE për ta analizuar lehtësimin e procedurave për investime në sektorin e energjisë së ripërtritshme. Kosova duhet të lehtësojë rregullativën për të tërhequr investime të huaja dhe për qasje në kredi, si dhe të forcojë rolin e BERZH-it në përkrahjen e investimeve të mëdha në këtë sektor”, ka shkruar Haradinaj, në profilin e tij në Facebook.