FOTO KALLXO 31.10.2018

Haradinaj kërkon angazhim nga kryetarët e kounave rreth projekteve zhvillimore

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”.

Haradinaj me këtë rast tha se nga puna e përbashkët e këtij forumi kanë arritur t’i kuptojnë problemet me të cilat ballafaqohen komunat.

“Ne i kemi kuptuar veprimet që mund t`i ndërmarrim e të cilat do të ishin në dobi në komunat që i udhëhiqni, këto i kemi idenfiku si start, si me prona, buxhetin dhe prokurimin”, tha ai.

Haradinaj, po ashtu tha se gjatë kësaj periudhe të përbashkët janë marr 50 mijë vendime në prona, përfshirë shpronësime, 3 ligje, dy koncept dokumente të financave, 30 shpronësime, 30 vendime për bartjen e pronave në komuna.

“Bartja e pronave ka qenë e qëlluar edhe pse ka pas kritika, komunat s`kanë projekte të mira zhvillimore, ato mund t`i aktivizoni. Na ndihmoni që të jemi me ju dhe të ju ndihmojë”, ka thënë Haradinaj.