Haradinaj ia feston ditëlindjen djalit në qeveri, me produkte vendore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka festuar ditëlindjen e djalit të tij, Trimit në objektin e qeverisë.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, njofton se të ftuar ishin edhe shokët e shoqet e Trimit.

“Çaste të hareshme me shokët e shoqet e Trimit për ditëlindjen e tij. Secila ditë e jona i dedikohet ardhmërisë së sigurtë dhe të begatë të të gjithë fëmijëve të Kosovës. Të bekuar qofshi. E ti Trimi im, guxo në jetë”, ka uruar kryeministri në këtë postim.

Në këtë ditëlindje megjithatë janë përdorur produkte vendore.