
Haradinaj ia dorëzon zyrtarisht letrën e dorëheqjes Kuvendit
22.7.2019 - 16:03
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot zyrtarisht ka dorëzuar në Kuvend letrën e dorëheqjes së tij.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga zyra për media e Kuvendit.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare.
Haradinaj ka deklaruar se po jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi që dëshiron të shkoj në Hagë si qytetar e jo si Kryeministër.