Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj 'i trishtuar' nga aksidenti në Mramor

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur keqardhje për vdekje e tre personave në aksident trafiku në  rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor.

“I trishtuar me lajmin për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut në Magjistralen Prishtinë – Gjilan. Ngjarjet si kjo janë momente dhimbjeje për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj.

Në postimin e tij, kryeministri ka shprehur keqardhje edhe për lëndimin e Ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç.

“Shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç. Ambasadores dhe të lënduarve tjerë u dëshiroj shërim sa më të shpejt”, ka përfunduar Haradinaj.

KALLXO.com ka raportuar për aksidentin në fshatin Mramor ku mbetën të vdekur tre persona.

https://kallxo.com/vdes-edhe-personi-i-trete-nga-aksidenti-me-fatalitet-ne-marmor/