Polemikat | Foto: KALLXO.com

Haradinaj-Hotit: Gjithë Pushtetarët e kanë Hallin e Karriges

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga EQAR-i, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kreu i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti janë përfshirë një debat me replika e kundërreplika.

Së pari Ramush Haradinaj e përmendi fjalinë e tij “ku po ju dhem” kur foli për shkarkimin e Këshillit të Cilësisë.

Pastaj Avdullah Hoti tha se Haradinajt gjithmonë kur po flet në Kuvend po i dhemb dikund.

Haradinaj në replikën ndaj Hotit deklaroi se Hoti po flet në Kuvend, ngase po synon të bëhet kryetar i LDK-së.

Pastaj Hoti e cilësoi Haradinajn kryeministër me ditë të numëruara.

“Ditët e tij në këtë karrige janë të numëruara. Ai nuk mundet me fjalime të tilla ta zhvendos debatin”, tha Hoti, duke thënë se Haradinaj e ka hallin te LDK-ja.

Haradinaj pastaj deklaroi se secila nga partitë e ka hallin e partisë tjetër.

“Gjithë pushtetarët e kanë hallin e karriges. Partitë që e kanë hallin e njana -tjetrës, po ashtu e kanë”, tha Haradinaj.

Haradinaj e Hoti kanë polemizuar edhe në seanca tjera në Kuvend.

http://kallxo.com/haradinaj-e-hoti-polemizojne-per-ndarjet-e-mjeteve-nga-qeveria/