Takimi i Ramush Haradinajt me Arben Gjukën - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Gjendja Energjetike – e Qëndrueshme

Pas një takimi me drejtorin e KEK-ut, Arben Gjuka, kryeministri Ramush Haradinaj tha se aktualisht nga prodhimi plotësohen rreth 80 për qind të nevojave për energji në vend.

Ai theksoi se nga drejtori i KEK-ut është informuar se gjatë natës në raste të caktuara ka edhe tepricë. “Prandaj gjendja konsiderohet e qëndrueshme”, shtoi Haradinaj.

Shefi i Qeverisë tha se i falënderon të gjithë stafin e KEK-ut për angazhimin maksimal.

Tutje, ai tha se po e përcjellin në vzhdimësi gjendjen me furnizim me energji dhe se KEDS i ka informuar se ndërprerje ka pasur vetëm për shkak të problemeve teknike.

“Do të përballohet gjendja e dimrit dhe ka mundësi të përmirësimit në shkurt”, shtoi kryeministri.

Ndërsa, drejtori i KEK-ut e falënderoi kryeministrin për angazhimin e vazhdueshëm për përmirësimin e gjendjes energjetike.

Haradinaj tha po ashtu se secila shtëpi që do të rrënohet në Shipitullë e Hade do të kompensohet.

KALLXO.com e transmetoi LIVE konferencën për shtyp të kryeministrit dhe drejtorit të KEK-ut.