Haradinaj: Flamuri i Kosovës valon në majat më të larta falë Arineta Mulës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim alpinisten kosovare, Arineta Mula.

Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar se Flamuri i Kosovës valon në majat më të larta falë njerëzve si Arineta.

“Flamuri i Kosovës po valon në majet më të larta botërore, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula. Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin për përvojën e saj unike dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës”, shkroi Haradinaj në Facebook.