Foto: Facebook/Ramush Haradinaj

Haradinaj falenderon të gjithë për mbarëvajtjen e festës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj një ditë pas shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka falënderuar të gjithë që morën pjesë në kremtimin e saj.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka falënderuar të gjithë për energjinë gjatë kësaj dite.

“Në shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë i falënderoj miqtë e Kosovës që iu bashkuan, si gjithmonë festës sonë. Mirënjohës të gjithë qytetarëve që festuan secili në mënyrën e vet, por me krenari e dinjitet, të rejave dhe të rinjve tanë, ushtarëve e policëve, që i dhanë energji dhe bukuri festës. Poashtu, falemnderit gastronomëve të Prishtinës dhe të gjithë atyre që u kujdesen për organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjitha ngjarjeve. Falemnderit Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.