
Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje
Haradinaj falënderon për përkrahjen, bën thirrje për Kosovë të pandarë
22.7.2019 - 11:18
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur këto ditë, pasi kishte njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës nga Gjykata Speciale.
Haradinaj thotë se nuk është ndier asnjëherë vetëm.
“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë! Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai kishte deklaruar se në Hagë dëshiron të shkoj si Ramush Haradinaj, e jo si kryeministër.
Haradinaj i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.
Përveç Haradinajt, zgjedhjet i kanë kërkuar të gjitha partitë e tjera në Kosovë.