Haradinaj falënderon komunitetin shqiptar në SHBA për mbështetje

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj falënderoi komunitetin Shqiptar në SHBA për mbështetje

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në SHBA që të bëhen pjesë e kauzës Kosova 100%.

Ai ka thënë se përkrahja e tyre në çdo etapë të shtet ndërtimit të Kosovës ka qenë jetike, duke thënë se edhe tash, përkrahja e tyre morale e fizike do të jetë qendra e përkushtimit për forcimin e Kosovës.